Arrestimi i liderit të AAK’së Ramush Haradinaj ka mbledhur qindra qytetarë në Prishtinë për të protestuar kundër veprimt të shtetit francez.
Ata nga obelisku New Born janë nisur në drejtim të Ambasadës së Francës e cila ndodhet në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se arrestimi i Haradinajt nuk është drejtësi.
“Duam t’i tregojmë Francës që e kem mike, se kjo nuk është drejtësi, nuk është drejtësi me mbajt një njeri që ka vnu guri në themel të lirisë. E gjithë bota e lirë i ruan këta gur edhe ne duhet t’i ruajmë. Kemi obligimta ngrisim zërin tonë”.
Ai ka kritikuar edhe Qeverinë, për të cilën ka thënë se është përgjegjëse, sipas tij për poshtërimin që Serbia po i bën Kosovës.
“Nuk ka pasur qeveri që është kujdesur për qytetarët. Këto qeveri kanë lejuar që Serbia të na poshtroj. Ne sot i thërrasim gjithë shtetet që ta kuptojnë popullin e Kosovës ta kuptojnë çka është drejtësia. Ne nuk e harrojmë Serbinë dhe krimet që ka bërë. Ne nuk kemi shkuar në Serbi për t’i bërë këto. Ata kanë ardhur këtu”. /gazetametro.net