Loading…

Protestë për Haradinajn në Francë

  • 07/01/2017 | 08:07

Protestë për Haradinajn në Francë

Sot do të mbahet një protestë në Colmar të Francës, për të treguar pakënaqësinë me rastin e arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës, që të shtunën në mesditë të marrin pjesë masovikisht në protestën në përkrahje të Ramush Haradinajt, i arrestuar këtë javë nga autoritetet francezë të drejtësisë.

Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.

Protesta në Colmar të Francës nis nga ora 13:00 dhe mbahet në këtë adresë: 9 Avenue Raymond Pincare, Colmar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë