Loading…

Protestë në Shkup, kundërshtohet koalicioni i Zaevit me shqiptarët

  • 27/02/2017 | 17:35

Protestë në Shkup, kundërshtohet koalicioni i Zaevit me shqiptarët

Mbështetës të Nikolla Gruevskit janë mbledhur para qeverisë, për siç kanë thënë ata, të ‘mbrojnë Maqedoninë’.


Ata po kundërshtojnë Zoran Zaevin për të qeverisur me partitë shqiptare, pasi ky i fundit sot kërkoi nga presidenti i Maqedonisë t’i jepet mandati për formimin e qeverisë së re.

Protesta ka nisur më herët para qeverisë maqedone, ndërkaq pritet të mbyllet para parlamentit të Maqedonisë.

Siç raportohet, organizatorët kanë kërkuar protestë paqësore. Thirrja për t’u mbledhur para qeverisë, u bë në rrjetet sociale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë