Loading…

Protestë në shesh e debat mes deputetëve, tema për Trustin ‘mollë sherri’ për pushtetin e opozitën

  • 27/05/2022 | 09:36

Protestë në shesh e debat mes deputetëve, tema për Trustin ‘mollë sherri’ për pushtetin e opozitën

Trusti ishte edhe këtë 26 maj tema më e madhe e ditës së djeshme. Debati për tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti u karakterizua nga një protestë që u organizua në Prishtinë dhe nga diskutimi i mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dolën në protestë të enjten për të kërkuar tërheqjen e parave të Trustit. Protestuesit i theksuan qartë kërkesa e tyre nëpërmjet brohoritjeve në kor e pankartave që mbanin në duar.

“Trusti i qytetarëve, jo i pushtetarëve Qeverisë”, “Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, qenë disa nga pankartat që ranë në sy në protestën e organizuar gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa qytetarët që merrnin pjesë, tregonin arsyet pse përkrahnin idenë e tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti.

“Sado-kudo na kishin ndihmu pak. Janë rritë shumë (çmimet) senet, një shtymje na kish’ ba, pak bile me hangër e me pi për naj ditë”, tha Salih Koliqi, një protestues.

Ndërsa, organizatori i protestës, Adnan Jashari, gjatë fjalimit të tij para protestuesve, tha se “durimi ka humbur”, duke thënë se deputetët duhet të votojnë pro tërheqjes së Trustit.

“Gjendja në të cilën gjendemi është urgjente për me e miratu trustin, sepse çdo gjë është shtrenjtu. Nuk ka kohë më shumë, durimi ka humbur, lejoni trustin qeveri”, tha Jashari.

Madje, ai paralajmëroi organizimin e protestave edhe më të mëdha, nëse nuk kalon ligji për tërheqjen e trustit në kuvend javën e ardhshme.

“Nëse javën e ardhshme nuk futet në rend të ditës pika për Trustin, atëherë do të bëhet protestë edhe më e madhe”, shtoi Jashari.

E pas përfundimit të protestës para Qeverisë, filloi debate në Kuvend. Si zakonisht, kur tema është e nxehtë, të tilla janë edhe përplasjet mes deputetëve të partisë në pushtet dhe atyre të opozitës.

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, gjersa fliste për idenë e tërheqjes së parave nga Trusti, hodhi kritika ndaj opozitës.

Ai u tha kolegëve nga opozita, se ata janë bërë milionerë me vila, ndërsa po kërkojnë tërheqjen e 30%-shit të Trustit, përcjell Gazeta Nacionale.

“Jeni bërë milionerë me vetura e vila e po kërkoni Trust, kjo s’ka logjikë”, tha ndër të tjerash Muja.

Ndërsa, në profilin e saj në Facebook, Albana Bytyqi, deputete e AAK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reflektojë, duke e lejuar miratimin e projektligjit për Trustin. E një paraqitje televizive, ajo tha se beson që edhe deputetët e VV-së do t’i tërhiqnin paratë nëse votohet projektligji i Trustit.

“Jam e sigurt që shumica e deputetëve të Vetëvendosjes do t’i tërheqin mjetet nga Trusti në rast se miratohet. Herën e parë i kanë tërhequr, jam e sigurt që do të ndodhë njëjtë”, tha ajo në T7.

Ndërsa gjatë ditëve të fundit, shumë deputetë të VV-së janë deklaruar kundër votimit për tërheqjen e kursimeve nga Trusti.

Ndryshe, në protestë, u panë edhe deputetë të opozitës si Bekim Haxhiu i PDK-së e Besnik Tahiri i AAK-së.

Kujtojmë që këtë të mërkure, Komisioni për Buxhet nuk ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar projektligjin që mundëson tërheqjen 30% të kursimeve në Trust.

Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, duke bërë që projektligji të shqyrtohet në Seancë të Kuvendit pa marrë aprovimin e Komisionit apo Qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë