Loading…

Protestë kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

  • 16/09/2019 | 09:02

Protestë kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot në mesditë do të organizojë një protestë para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës për të kundërshtuar mbylljen e shkollave në këtë komunë, transmeton Gazeta Metro.

SBASHK-u përmes një reagimi, thotë se kanë pritur dialog e mirëkuptim, ndërsa shton se kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati do të ndjejë unitetin e SBASHK-ut.

“U përball me kundërshtime nga prindërit, mësimdhënësit e nxënësit gjatë gjithë verës. Iu bë me dije publikisht qëndrimi i SBASHK-ut kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë, por Qëndron Kastrati i trimëruar nga heshtja e MASHT-it, që është e nënkuptueshme sepse Shyqiri Bytyqi kurrë nuk ishte ministër e aq më pak tani kur aderoi në partinë e Qëndronit, i trimëruar edhe nga shkrimet në stilin e tregimeve humoristike të Bexhet Shalës në emër të KMLDNJ-së, që merr thua në mua dhe tani më nxjerr si njeriun e dytë në botë, pas Trampit, vazhdon të sillet Qëndroni në stilin e sulltanit dhe krijon lista për tepricat teknologjike, nuk ua jep tekstet shkollore nxënësve, tekste këto të botuara nga buxheti i shtetit, kërcënon me suspendime nga puna dhe krekoset se kryetarët tjerë në komunat e Kosovës nuk paskan guxuar të bëjnë mbyllje shkollash e përjashtime masive nga puna të punëtorëve të arsimit, që kanë vite të tëra përvojë në arsim.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka marrë vendim për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga banorët dhe SBASHK-u./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë