Loading…

Protestat kundër shqiptarëve në Maqedoni, s’kanë të ndalur

  • 22/03/2017 | 21:58

Protestat kundër shqiptarëve në Maqedoni, s’kanë të ndalur

Nën organizimin e nismës qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” mijëra qytetarë vazhduan sonte me protestat kundër, siç thonë, platformës politike shqiptare në Maqedoni.


Sikur edhe ditët e kaluara, ashtu edhe sonte, protesta filloi para Qeverisë së Maqedonisë dhe vazhdoi drejt Kuvendit, prej ku kryesuesit e protestave porositën se “nuk do të lejojnë copëtimin e shtetit”, duke brohoritur:

“Jo për platformën e Tiranës” dhe “Jo për federalizimin e Maqedonisë”,  raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit e protestës që mbahet njëkohësisht me takimet e Eurokomisarit Johanes Hahn dhe tre eurodeputetët me liderët e partive politikë parlamentare në Kuvend, shprehën dhe falënderimin deri te presidenti Gjorge Ivanov, i cili terminin e tij për t’u takuar më Hahn ia caktoi nismës qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Një pjesë e folësve dërguan kritika në llogari të Eurokomisarit Hahn, siç u shprehën, për postimin e tij në rrjetet sociale në të cilën Hahn shkroi: ”Rruga për në BE mbetet e hapur për Shkupin”, duke theksuar se ai “nuk ka përmendur emrin Maqedoni, por ka shkruar Shkupi”.

Përveç kësaj, folësit para Kuvendit theksuan se ka ardhur koha që “Eurokomisari Hahn t’i mësojë argumentet dhe arsyet për shkak të të cilave populli maqedonas proteston më shumë se 20 ditë”.

Mbështetësit e nismës qytetare, sonte përcollën një mesazh deri tek bashkësia ndërkombëtare duke theksuar se nëse bashkësia ndërkombëtare ia mendon të mirën Maqedonisë dhe popullit maqedonas, më së paku që mund të bëjë është, siç thanë, në mënyrë të pamëdyshje “të hedhë poshtë platformën shqiptare e cila cenon interesat kombëtare dhe shtetërore”.

Po ashtu, paraprakisht sot mbështetësit e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” mbajtën protestë të qetë edhe para Qendrës Informative të BE-së në Shkup, ndërsa Eurokomisari Hahn ishe aty, duke e porositur se nuk është i mirëseardhur dhe duke brohoritur slogane kundër BE-së.

Në fund, porositën se do të protestojnë edhe nesër edhe në të ardhmen, derisa nuk përmbushen kërkesat e tyre për të cilët protestojnë. Protestat e qeta sonte u mbajtën edhe në më shumë qytete dhe vendbanime nëpër Maqedoni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë