Loading…

Protestat e kamionistëve: 7000 policë rrethojnë Parisin

  • 12/02/2022 | 23:33

Protestat e kamionistëve: 7000 policë rrethojnë Parisin

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve dhe u përlesh me ta në disa lokacione në Paris, pasi ‘Konvoji i Lirisë’ që protestonte kundër kufizimeve të COVID arriti në kryeqytet, transmeton Gazeta Metro.


Një kolonë protestash shkeli mbrojtjen e policisë dhe u fut në qendër të Parisit të shtunën, duke bllokuar trafikun rreth Harkut të Triumfit dhe në Champs Elysees, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që protestonin kundër kufizimeve të COVID-19.

Protestat me emrin ‘Konvoji i Lirisë’ fillimisht nisën nga shoferët e kamionëve në Kanada, të cilët kundërshtuan masat për vaksinim të detyrueshëm, duke bllokuar kufirin amerikano-kanadez, shkruan Reuters.

Sipas raportimeve të para, gjithsej 19 persona janë arrestuar nga policia franceze.

E njëjta protestë u tentua të bëhej në rrugët e Parisit, mirëpo policia ishte e shpëjtë që të mos lejontë bllokimin e Parisit, sikur Ottawa në Kanadë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë