Loading…

Protesta të dhunshme në Beograd: Raportohet për përleshje e incidente

  • 04/12/2021 | 17:17

Protesta të dhunshme në Beograd: Raportohet për përleshje e incidente

Në Serbi po vazhdojnë protestat masive në mbi 50 lokacione.


Mediat serbe kanë raportuar se ka pasur edhe incidente dhe përleshje midis protestuesve.

Fillimisht, protestuesit kanë bllokuar urën mbi lumin Sava dhe autostradën ndërkombëtare në Beograd të cilat janë zhbllokuar më pas.Në një nga lokacionet ku po zhvillohen protesta është parë edhe ndihma e shpejtë dhe forca të shtuara të policisë serbe.

Përleshje janë raportuar në Novi Sad mes protestuesve pasi një numër i vogël fëmijësh kanë i kanë goditur protesuesit që ishin mbledhur.

Në anën tjetër një grup i të rinjëve të maskuar kanë brohoritur emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq në qendrën Sava në Beogradin e ri.

Qytetarët serbë në gjithë Serbinë janë duke protestuar masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiq. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet.

Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë