Loading…

Protesta për Haradinajn, zhvendoset në sheshin ‘Skenderbeu’

  • 21/01/2017 | 11:47

Protesta për Haradinajn, zhvendoset në sheshin ‘Skenderbeu’

Protesta në mbështetje të Ramush Haradinajt, e caktuar të mbahej në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.


Kështu ka njoftuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas së cilës një gjë e tillë është vendosur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve që të jenë pjesë e kësaj proteste. Protesta fillon në orën 13:00.

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka thënë të premten se “protesta do të organizohet për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe në mbrojtje të gjeneralit”.

Policia franceze me 4 janar ka arrestuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë