Protesta për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, nuk po mbahen vetëm në Kosovë e Shqipëri. Pas protestave që u mbajtën në qytetin Colmar, ku edhe po mbahet ish-kryeministri i Kosovës, protestat kanë vazhduar edhe në Vjenë dhe Bruksel.
Protestat për lirimin e Haradinajt po mbahen me të vetmen kërkesë; lirimin e tij, duke e vlerësuar arrestimin e tij si të padrejtë, transmeton gazetametro.net
Ndryshe, Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse, nën akuzën serbe, nga një flet-arrest ndërkombëtar, se kishte kryer krime gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Gazeta Metro ka publikuar LISTËN e plotë të 157 ish-pjestarëve të UÇK-së që gjenden në këtë listë./gazetametro.net.