Disa dhjetëra shqiptarë kanë protestuar afër ambasadës serbe në New York të SHBA’ve, duke kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.
Grupi i qytetarëve kanë brohoritur “UÇK” dhe kanë kënduar këngën “Besa, Besë”.
Protestuesit kanë thirrur serbët dhe shtetin e Serbisë me shumë emra, si dhe kanë thënë që arrestimi i Haradinajt në Francë është bërë nga listat e shtetit të serbisë.
“Haradinaj është biri i demokracisë dhe heroi ynë”, kanë thënë ndër të tjera protestuesit pranë ambasadës serbe./gazetametro.net