Protestat kundër arrestimit të kreut të AAK’së, Ramush Haradinajt, po vazhdojnë.Â
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se me 11 janar do të vazhdojnë protestat kundër arrestimit të liderit të tyre.
Në njoftimin për protestën thuhet se do të protestohet në disa qytete të Kosovës si Prizren, Gjilan Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj.  Koha e fillimit të protestës në të gjitha qytetet bëhet në ora 11:55.
Protestat kanë ardhur si rezultat i arrestimit të kreut të AAK’së, pas një fletëarrestimi të lëshuar nga Serbia. /Gazetametro.net