Loading…

Protesta në Egjipt kundër Presidentit Al-Sisi

  • 21/09/2019 | 14:55

Protesta në Egjipt kundër Presidentit Al-Sisi

Demonstruesit në Egjipt akuzojnë presidentin dhe ushtrinë për korrupsion. Qindra vetë dolën në rrugë për të protestuar kundër lidershipit të vendit të frymëzuar nga një egjiptian në ekzil, transmeton Gazeta Metro.


Të premten në mbrëmje qytetarët egjiptianë kërkuan rrëzimin e presidentit, Abdel Fatah El-Azizi, sipas pamjeve të ofruara në rrjetet sociale. Mediat opozitare raportuan për demonstrata në Sheshin Tahrir në Kajro, Aleksandri, Suez dhe Mansura. Në Kajro shumë demonstrues janë arrestuar, ka raportuar, portali online i pavarur “Mada Masr”.

Raportohet, se forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës.

Protestat dhe kritikat kundër presidentit, Gjeneralit Al-Sisi i cili rrëzoi nga pushteti në vitin 2013, presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ndalohen në masë të madhe.

Sipërmarrësi egjiptian në ekzil dhe aktori, Mohamed Ali bëri thirrje javën e kaluar për protesta kundër presidentit, Al-Sisi duke i ngritur në këmbë egjiptianët. Ai akuzoi presidentin egjipitan dhe ushtrinë e vendit për korrupsion. Sipas të dhënave të veta, Mohamed Ali ka bashkëpunuar me vite me ushtrinë egjiptiane. Javën e kaluar, presidenti Al-Sisi i hodhi poshtë akuzat./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë