Loading…

Protesta më e madhe në Rumani, që prej rënies së komunizmit (Video)

  • 02/02/2017 | 09:32

Protesta më e madhe në Rumani, që prej rënies së komunizmit (Video)

Një vendim i qeverisë nxori në rrugë 200,000-300,000 protestues në Rumani.

Është fjala për ligjin që dekriminalizon dias vepra të korrupsionit, dhe që thërret që keqpërdorimi i pushtetit të dënohet me burg vetëm nëse vërtetohet për një shumë më të madhe se 44,000.

Demonstruesit në Bukuresht gjuajtën shishe, dhe gurë drejt policicë, kurse kjo e fundit u përggjigj me gaz lotësjellës, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton gazetametro.net.

Disa policë pësuan lëndime të lehta.

protesta-polici-rumani

Kjo është protesta më e madhe në Rumani që nga rënia e komunizmit, në vitin 1989.

Në fillim qeveria nuk pranoi të deklarohet publikisht lidhur me rastin, mirëpo pastaj Ministri i Drejtësisë, Florin Lordhace shkroi në Facebook “asgjë e fshehur, asgjë ilegale apo e padrejtë” pas këtij dekreti.

Kritikët thonë se përfitimet më të mëdha nga ky ligj do të jenë për lideri i partisë Social-Demokrate, Liviu Dragnea, i cili momentalisht është në gjyq me dyshimin se ka keqpërdorur pushtetin, dhe përveç tij edhe politikanë të tjerë majtistë, transmeton gazetametro.net.

Vlerësohet se vendimi i qeverisë për të dekriminalizuar disa prej veprave korruptive është një prej veprimeve më të rënda që prej anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian një dekadë më herët. /gazetametro.net.

rumania-protestyas

Shikoni videon më poshtë për më shumë rreth kësaj proteste:

https://www.youtube.com/watch?v=mwdwn1igueQ

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë