Loading…

Protesta kundër Trëndafilovës, Molliqajt e aktivistëve tjerë të PSD’së u caktohet masa e ndalimit 48 orë

  • 29/11/2023 | 18:43

Protesta kundër Trëndafilovës, Molliqajt e aktivistëve tjerë të PSD’së u caktohet masa e ndalimit 48 orë

Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj është ndaluar nga policia, duke e quajtur këtë ndalim si vendim politik.


PSD-ja ka protestuar kundër vizitës së presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Bashkë me të janë arrestuar edhe Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Agron Kabashi, Korab Korça, Gent Brahimi.

Postimi i plotë:

PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur.

Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë.

Për ne ky vendim është politik dhe i padrejtë. Kështu po provohet ta ndalin zërin opozitar, ta relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale.

Për PSD-në ky vendim është i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e aktivistëve tonë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë