Loading…

Propozimi i Nait Hashanit për shkurtimin e dënimit me burg

  • 25/03/2017 | 10:58

Propozimi i Nait Hashanit për shkurtimin e dënimit me burg

Një ndryshim ligji i propozuar nga deputeti Nait Hasani, që i siguron çdo të dënuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë, ka ngjallur frikën e keqpërdorimit të tij në dobi të kriminelëve.


Vitet e kaluara në burg gjatë kohës së regjimit serb, kanë qenë vendimtare për deputetin Nait Hasani, për të propozuar një amendament të një projektligji, që siguron shkurtimin e kohëzgjatjes së dënimit të të burgosurve për rreth 1/3-ën.

Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, që nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim, parasheh që çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit.

Por, ky propozim ka ngjallur reagime për shkak të mundësisë së keqpërdorimit të tij, ndërkohë që Hasani vazhdon ta mbrojë atë. Tregon arsyet që e kanë nxitur këtë nismë të tij.

“Unë kam qenë pjesë e burgjeve, kam jetuar me të burgosur për 10 vite. Ajo që më kë shtyrë është ndjenja që ata ë burgosur që çfarëdo vepre që kanë bërë, nga ato në afekt që i kanë bërë deri tek ato të qëllimshme, momentin që e kalojnë një afat kohor në burgje, ose përmirësohen, ose nuk përmirësohen më kurrë”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëllimi i burgut “nuk është shkatërrimi i jetës së njeriut, por përmirësimi apo kthimi në jetë i tyre”.

Propozimi i deputetit Hasani ka nxitur reagimin e ashpër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Kurse, Partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje, ka thënë se nuk do ta përkrahë këtë nismë, shkruan Insajderi.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, i ka thënë Insajderit se nuk ka pasur debat të mjaftueshëm lidhur me këtë nismë.

Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një reagimi publik, kishte thënë se “fuqimisht kundërshton” amendamentin e propozuar.

“Kjo po ashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut, dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër se sa ai që e vendos gjyqtari”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Duke iu përgjigjur reagimit të Ambasadës Amerikane, deputeti Nait Hasani ka thënë se amerikanët kanë qasje më ndryshe ndaj të burgosurve pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

“Ata i shohin reagimet e veta të ekzekutimit të terrorizmit dhe ata në atë formë reagojnë sepse ata janë të mbushur prej 11 shtatorit”.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë vetëm ka thënë se e kanë dërguar projektligjin për miratim në Kuvendin e Kosovës, duke hequr kështu çdo përgjegjësi nga vetja lidhur me rezervat e shprehura ndaj ligjit./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë