Politikani serb Ivica Dacic tani kryetar i kuvendit serb lëshoi një deklaratë ku pretendon se Serbët po bashkëpunojnë në mënyrë aktive për zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga ‘Kosova e Metohija’ derisa pala tjetër jo, sipas tij. Dacic i iku e as media propaganduese ruse Sputnik nuk e përmendi që më herët këtë vit ai kishte fajësuar autoritetet serbe që po ju rrjedhin informacion dhe po zbulojnë se ka varreza masive të shqiptarëve në Serbi, transmeton Gazeta Metro.
Dacic i shmangur nga posti i ministrit të jashtëm të qeverisë serbe por jo edhe nga skena politike serbe këtë deklaratë e bëri për median Sputnik, e financuar nga shteti rus me të cilin ai dhe partia socialiste që Dacic udhëheqë është e afërt.
Sipas Dacic Serbia ka bërë kërkesë për kontrollin e 5 lokacioneve të dyshuara për varreza masive të serbëve, por pushteti në Prishtinë “nuk duan që asnjërën ta kontrollojnë.”
Dacic shtoi se ka ardhur koha për drejtësi për viktimat serbe dhe se formimi i Gjykatës Speciale në Hagë me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, që do të gjykojnë për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj serbëve, sipas njoftimit të partisë së tij.
Dacic shkoi aq larg sa pretendoi se në Serbi askush nuk pengon të zbulohet asgjë dhe të dënohen fajtorët, duke u shtirur që nuk ishte ankuar publikisht se po rrjedhin informacion nga institucionet serbe dhe zyrtarë serbë për varrezat e viktimave shqiptare në Serbi. Dacic si duket ka harruar se ai në emisionin Cirilica kishte lënë të kuptohet se këta zyrtarë serbë duhen dënuar.
Dacic i shmanget edhe faktit se këto viktima shqiptare ishin vrarë në Kosovë dhe fshehurazi ishin varrosur në Serbi për t’i ikur drejtësisë. Kjo ka ndodhur ka 20 vite tani, e pushtetit serb vazhdimisht i është tërhequr vërejtja që kjo çështje duhet zbardhur.
Ai komentoi edhe akuzat se ai do të duhej të paraqitej në gjyq për krimet e luftës në Kosovë, Dacic u arsyetua se ishte vetëm zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë. Ai ishte ‘vetëm zëdhënës’ i politikës luftënxitëse dhe fashiste serbe e të cilës i printe kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic./gazetametro.net
Dacic i nervozuar: Serbët po tregojnë se ku janë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi