Loading…

Propaganda me porosi: Edhe në 2014 IFMES e shpallte fituese VV’në (Dokumente)

  • 28/05/2017 | 17:11

Propaganda me porosi: Edhe në 2014 IFMES e shpallte fituese VV’në (Dokumente)

Sa herë që në Kosovë ka zgjedhje, gjithmonë i ashtuquajturi Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, mundohet të krijojë frymë politike pro Lëvizjes Vetëvendosje. 


Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, IFIMES e kishte nxjerr në garë të ngushtë për vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje, por ajo në zgjedhje mori vetëm 13.59 për qind të votave.

IFIMES gjithmonë është vlerësuar si institut që prodhon raporte manipulative dhe të porositura, por ajo që vërehet në raport me Kosovën, ai gjithmonë është munduar t’i bëjë favore Lëvizjes Vetëvendosje.

Për raportet e saj, si manipuluese dhe politikisht e instrumentalizuar, IFIMES ishte kritikuar shumë edhe në Maqedoni, konkretisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2008.

Ky institut kishte publikuar një anketë shumë të kontestueshme e të përfolur, e cila përpiqej të manipulonte opinionin publik, duke e nxjerrë liderin shqiptar që ishte në pushtet, Menduh Thaçin, më popullor se liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në fund të prillit 2008, IFIMES kishte publikuar një anketë që thoshte se për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ishin deklaruar në favor 14,4 %, ndërsa për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti 12.3%.

Dokument: http://pdc.ceu.hu/archive/00003734/01/elections_macedonia.pdf

Që ky ishte një studim i porositur u vërtetua në zgjedhjet që u zhvilluan pak javë më vonë, ku BDI doli fituese e zgjedhjeve dhe mori 18 deputetë, ndërkohë që PDSH mori vetëm 11 deputetë.

Dokument: http://www.electionguide.org/elections/id/1506/

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, e cila edhe në të kaluarën ka anuar hapur nga Lëvizja Vetëvendosje, merret edhe me shërbime “konsulencë” me pagesë dhe jo vetëm analiza studimore. /Lajmi.net/

http://pdc.ceu.hu/archive/00003734/01/elections_macedonia.pdf

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë