Loading…

Pronari shqiptar shet restorantin në të cilën u arrit marrëveshja e Kumanovës

  • 10/06/2021 | 13:48

Pronari shqiptar shet restorantin në të cilën u arrit marrëveshja e Kumanovës

Pronari restorantit “Evropa 93”, Ramdan Sadiku ishte personi i vetëm shqiptar i cili pa nga afër procesin e arritjes së Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet delegacionit të NATOS dhe forcave serbe.


Kjo pasi, ky pajtim mes palëve u arrit në restorantin e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut.

22 vjet pas kësaj marrëveshje, Sadiku ka thënë se është detyruar që restorantin ta qesë në shitje për arsye që nuk ka kushte ekonomike për ta rinovuar at.

Ai gjithashtu ka treguar se pavarësisht historisë që ka ai restorant, nuk ka marrë asnjëherë ndihmë nga shteti.

““Evropa 93” tani është i mbyllur pasi është vjetruar. Nuk kom pas ndihmë as nga Qeveria e Kosovës si dhe nga Qeveria e Maqedonisë për renovimin e këtij lokali”, ka thënë Sadiku inFokus.

Edhe pse restoranti vazhdon të jetë i mbyllur, muret e tij janë të mbushura me fotografi dhe kujtime historike gjatë marrëveshjes dhe qindra familjeve kosovare që vërshuan kampet në Maqedoninë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë