Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), të cilët janë pronarët e Newcastle United, kanë marrë pronësinë e katër klubeve kryesore të Arabisë Saudite Pro League, transmeton Gazeta Metro.
Kjo përfshin Al Nassr dhe Al Ittihad të Cristiano Ronaldos, të cilët janë afër për të deklaruar me Karim Benzema, dhe gjithashtu Al Hilal që pritet te nenshkruaj këtë verë me Messin.
PIF ka marrë 75% të aksioneve në secilin prej Al Ittihad, Al Hilal, Al Ahli dhe Al Nassr, si pjesë e të ashtuquajturit “Projekti i Investimeve dhe Privatizimit të Klubeve Sportive” të Arabisë Saudite.
Nuk ka kufizime të tilla në Arabinë Saudite, gjë që i mundëson PIF të bëhet aksionar i shumicës në të katër skuadrat.
Në një deklaratë, PIF shkroi në Twitter se do të ndërlidhet me Ministrinë Saudite të Sportit për të “punuar ngushtë në të gjitha procedurat e nevojshme rregullatore”.
Transferimi i katër klubeve do të hapë mundësi të ndryshme tregtare, duke përfshirë investimet, partneritetin dhe sponsorizimet në shumë sporte, thuhet në njoftim.
“Si pjesë e njoftimit të sotëm të Projektit të Investimeve dhe Privatizimit të Klubeve Sportive, katër klube saudite – Al Ittihad, Al Ahli, Al Nassr dhe Al Hilal – janë shndërruar në kompani, secila prej të cilave është në pronësi të #PIF dhe fondacioneve jofitimprurëse. për çdo klub.” kanë shkruar PIF.
As part of today’s announcement of the Sports Clubs Investment and Privatization Project, four Saudi clubs – Al Ittihad, Al Ahli, Al Nassr, and Al Hilal – have been transformed into companies, each of which is owned by #PIF and non-profit foundations for each club. pic.twitter.com/TNZcbIniUE
— Public Investment Fund (@PIF_en) June 5, 2023