Loading…

Promovimi i Pranverës Frankofone në Shqipëri

  • 10/03/2017 | 10:46

Promovimi i Pranverës Frankofone në Shqipëri

Ambasada e Francës në Tiranë, ka publikuar edhe këtë vit kalendarin e aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të Pranverës Frankofone.


“Qëllimi i Pranverës së Frankofonisë janë promovimi i vlerave të frankofonisë: gjuha frënge dhe diversiteti kulturor dhe gjuhësor, paqja, demokracia dhe të drejtat e njeriut, mbështetja e edukimit, formimit, arsimit të lartë dhe punës kërkimore shkencore. Nga e enjtja 13 mars deri të enjten 28 mars, një sërë eventesh do të organizohen në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë me shfaqje filmash, ekspozita, konferenca, koncerte, pjesë teatrore.

043bf37725cef7ff7d53f0d794272a7e_xl

E martë 14 mars çelet ekspozita “Monedha kanadeze dhe Kultura”, koncert “Mbrëmjet e freskëta” nga Zabo në Teatrin Kombëtar. E mërkurë 15 mars shfaqja “Shkolla e grave”, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. E enjte 16 mars koncert “Mbrëmjet e freskëta” nga Zabo teatri “Skampa” Elbasan. E premte 17 mars koncert “Macao” Rockstocks, 18 mars koncert “Mbrëmjet e freskëta” teatri “Migjeni” Shkodër, për të vijuar dhe me të tjera aktivitete dhe veprimtari në Tiranë. E hënë 20 mars kokteil-konferencë  “Angazhimi i grave frankofone për një shoqëri më të mirë”, e martë 21 mars darkë gastronomike “Gout de France” hotel “Rogner”. E mërkurë 22 mars “Mbrëmjet e freskëta” shkojnë në teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për të vijuar me shfaqjen e filmit “Çezari dhe Rozalina” Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. E enjte 23 mars Forum Ekonomik Frankofon, por vijon në këtë datë dhe shfaqja e filmit “Amour” kinema Imperial-Agimi. E premte 24 mars tavolinë e rrumbullakët “Për Frëngjishten” në Universitetin e Tiranës. E shtunë 25 mars Finalja e Këngës Franceze te Qendra Rinore e Tiranës. E hënë 27 mars vijojnë disa konferenca, ku më pas në orën 19.00 do jetë shfaqja “Përbindshja” nga Emanuelle delle Piane në Teatrin Eksperimental. Edhe një vit më parë një sërë aktivitetesh rreth gjuhës dhe kulturës franceze ishin planifikuar në kryeqytet mes datave 17 dhe 23 mars në kuadër të “Pranverës frankofone”

Gjatë këtyre ditëve u zhvillua edhe konferenca “Vlerat e Frankofonisë kundër barbarisë”, ku shkencëtarë dhe intelektualë të ndryshëm frankofonë u mblodhën në Universitetin e Tiranës. Këto aktivitete një vit më parë u përmbyllën me koncertin folk “Christian Tschanz” në Teatrin Eksperimental dhe me një takimi në Muzeun Historik Kombëtar.

Ky event do të zhvillohet nga 13 marsi deri më datë 28 të këtij muaji. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë