Prokurorja e Specializuar, Clare Melany Lawson, ka propozuar që konferenca e radhës në Gjykatën Speciale të mbahet në mes të muajit dhjetor, shkruan Gazeta Metro.
Lawson propozoi mbajtjen e seancës së ardhëshme, pas konferencës statusore për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Propozimi i saj është pranuar nga avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, i cili e ka vlerësuar si kohë të përshtatshme.
Ky propozim po ashtu u mbështet edhe nga avokatët e Veselit, Krasniqit e Selimit.
Avokatët po ashtu thanë, seanca për aplikimin për liri me kusht për klientët e tyre mund të mbahet më herët./gazetametro.net