Prokuroria e Pejës nesër do të organizojë një konferencë për media, në të cilën pritet të diskutohet për ngritjen e aktakuzave për veteranë të rrejshëm, transmeotn Gazeta Metro.
Sipas këtij njoftimi, prokuroria ka ngritur dhjetëra aktakuza për veteran të rrejshëm.
Konferenca do të mbahet në orën 12:00
Kujtojmë se më 14 shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë kundër 12 personave, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët ” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Të gjithë të akuzuarit në procesin gjyqësor për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së u deklaruan të pafajshëm kundrejt aktakuzës.
Kujtojmë se fillimisht thuhej se janë 20 mijë veteranë të UÇK’së, por më pas dolën listat që shfaqen plot 60 mijë persona, ku shumica prej tyre raportohet se janë veteranë të rrejshëm./gazetametro.net