Loading…

Prokuroria vendos për rastin e Agim Ademit, kërkon masën e arrestit shtëpiak

  • 23/03/2023 | 13:42

Prokuroria vendos për rastin e Agim Ademit, kërkon masën e arrestit shtëpiak

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për media ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Gazeta Metro.


Ndaj të parit të FFK’së fillimisht ishte vendosur ndalesa prej 48 orëve, ndërsa sot Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak.

“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se arrestit shtepiak ndaj A.A., ne Gjykaten kompetente”, ka thënë Prokuroria.

Ndryshe, Agim Ademi ishte intervistua dje nga policia e Kosovës, kurse pas intervistimit ndaj tij Prokuroria e Shtetit kishte vendosur urdhrin për mbajtje prej 48 orëve.

Ademi ishte dërguar në QKUK për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte shumë e mirë dhe sipas Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, Ademi do të qëndrojë edhe sot në klinikë.

Kryetari i FFK’së dyshohet për kryerjen e dy veprave penale ‘keqpërdorimi i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’.

Siç u tha të enjten në raportin e policisë i njëjti dyshohet se veprat e lartcekura i ka kryer duke keqpërdorur buxhetin e FFK’së. /gazetametro.net

Arianit Ahmeti paralajmëron klubet: Agim Ademi është pengesë për licencim, mund të bankrotoni

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë