Loading…

Prokuroria Speciale tregon çka u gjet gjatë aksionit në Veri

  • 23/11/2018 | 10:28

Prokuroria Speciale tregon çka u gjet gjatë aksionit në Veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të këtij organi të drejtësisë janë arrestuar katër personat në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve janë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanovicit, transmeton Gazetametro.net.


“Me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale.

Gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një reagimi pak më parë, tha se aksioni në fjalë është zhvilluar konform urdhrit të Prokurorisë Speciale dhe se sipas tij nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim politik./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë