Loading…

Prokuroria Speciale, ngrit aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup terrorist, shkoi në Siri me gruan dhe vajzën e mitur

  • 07/10/2022 | 14:51

Prokuroria Speciale, ngrit aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup terrorist, shkoi në Siri me gruan dhe vajzën e mitur

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale H.S., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.


Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri H.S., me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë, ka udhëtuar për në Stamboll – Turqi.

“Përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘ISIS’, e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘ISIS-it’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘ISIS-it’, është financuar nga ‘ISIS’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të ’ISIS-it’”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë