Loading…

Prokuroria Speciale fton në intervistim deputeten Balje pas deklaratës se ka informata lidhur me një dhunim gjatë luftës

  • 22/02/2022 | 16:30

Prokuroria Speciale fton në intervistim deputeten Balje pas deklaratës se ka informata lidhur me një dhunim gjatë luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se më 22 shkurt 2022, ka ftuar për intervistë deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, në lidhje me paraqitjen e saj publike e cila ka deklaruar se ka njohuri lidhur me një rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë intervistës, Prokuroria ka kërkuar nga deputetja Balje, të dhëna lidhur me atë që ka deklaruar në emisionin “Oxygen” të datës 12 shkurt 2022, për emrin e viktimës apo ndonjë informacion tjetër në mënyrë që prokuroria të kontaktojë me viktimën.

“Mirëpo, deputetja lidhur me këtë rast ka deklaruar se nuk e dinë emrin e viktimës dhe se nuk e ka as numrin e telefonit të saj, e as ndonjë informacion lidhur me kryesin e mundshëm të krimit.Prokuroria njofton se, në një situatë të tillë, nga deputetja Balje nuk ka arritur të siguroj asnjë informacion i cili kishte paraqitur bazë për hapjen hetimit të rastit”, thuhet në njoftimin për media.

Andaj, Prokuroria Speciale iu bën thirrje të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, që ta denoncojnë krimin në prokurorinë kompetente e cila garanton mbrojtjen e identitetit të tyre. Gjithashtu, i fton të gjithë qytetarët të cilët disponojnë me informacione relevante për rastet e tilla, ti raportojnë në prokurori e jo për këto raste fillimisht të diskutohet në emisione të ndryshme të karakterit argëtues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë