Loading…

Prokuroria Speciale do kërkojë paraburgim ndaj serbit që dyshohet të ketë kryere krime lufte në Kosovë

  • 09/12/2021 | 11:52

Prokuroria Speciale do kërkojë paraburgim ndaj serbit që dyshohet të ketë kryere krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës do të kërkojë masën e paraburgimit për serbin i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, transmeton Gazeta Metro.


Kështu bënë të ditur Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate për medie.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është arrestuar një person me inicialet D.A. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’. Gjithashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Ndërkohë që për arrestimin e serbit në pikën kufitare në Jarinje ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë