Loading…

Prokuroria, Policia dhe Tatimet bashkë kundër korrupsionit

  • 12/12/2016 | 14:22

Prokuroria, Policia dhe Tatimet bashkë kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imerin, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, si dhe shefin e Departamentit Special Anti Korrupsion në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit, dhe koordinimit sa më të mirë, në mes të Policisë së Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës së këtyre institucioneve dhe luftimit të korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.

Kryeprokurori Lumezi, u shpreh se synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i të gjitha llojeve të krimeve, ku theksoi se prioritetet kryesore i institucionit të cilin ai e drejton, është ndjekja e suksesshme e personave që kryejnë veprat penale  dhe që kanë për qëllim rrënimin e bazave të ekonomisë së vendit.

“Luftimi i këtyre llojeve të krimit duhet të jetë sfidë, jo vetëm e Prokurorit të Shtetit, por edhe e të gjitha organeve shtetërore dhe e shoqërisë kosovare. Për këtë qëllim do të bashkëpunohet me të gjitha organet për zbatimin e ligjit e sidomos me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe me institucionet tjera”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.

Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga Millaku dhe Maxhuni, që t’i japin prioritet të gjitha indiceve si dhe pretendimeve të cilat kanë bazë të arsyeshme se është kryer apo është duke u kryer ndonjë vepër penale.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga të pranishmit që të harmonizojnë, koordinojnë dhe të ndërmarrin veprime konkrete për prononcimet publike, të cilat janë bërë nga personat zyrtar në emisionet televizive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë