Sistemi prokurorial në Kosovë po ndryshon, dhe atë për mirë. Këtë e ka thënë vet kryeprokurori i EULEX’it, Claudio Pala, në Konferencën Vjetore të Prokurorëve.
“Unë mendoj se sistemi prokurorial është duke ndërruar, dhe atë për mirë”, ka thënë kryeprokurori i EULEX’it.
Sipas tij, duket se bashkëpunimi ndërmjet prokurorive është rritur, dhe siç thotë ai, këtë e thotë me bindje të plotë pasi qëndron në Kosovë që nga 2008’a.
“Duhet të thuhet se bashkëpunim në prokurori është rritur. Këtë mund ta them me bindje të plotë, pasi jam këtu nga viti 2008”, është shprehur Pala.
Më pas, kryeprokurori ka treguar pikëpamje pozitive kah e ardhmja, pasi sipas tij, ka arsye për këtë.
“Kam pikëpamje pozitive kah e ardhmja. Pozitiviteti im shprehet pas emërimit të prokurorëve të ri”, ka shtuar ai./gazetametro.net