Loading…

Prokuroria: Nuk ka pasur shkelje ligjore në Drenas

  • 18/12/2016 | 21:55

Prokuroria: Nuk ka pasur shkelje ligjore në Drenas

Prokurori i Shtetit, ka vlerësuar se nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me vepra penale kundër të drejtës së votimit, gjatë procesit zgjedhor sot në komunën e Drenasit

Prokurorët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës kanë pranuar informata të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe menjëherë pas marrjes së informatave prokurorët janë angazhuar dhe kanë verifikuar të gjitha të këto informata. “Sipas të dhënave që kemi pranuar nga tereni, nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit thotë se do t’i përcjellë me vëmendje të gjitha shkeljet e mundshme në kuadër të fazës së tretë të procesit zgjedhor, si dhe do të veproj sipas kompetencave nëse  eventualisht evidentohen dyshime se persona të caktuar kanë kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e votimi

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë