Loading…

Prokuroria në Prishtinë jep detaje për agjencionin ‘BCD Travel’ e cila po mashtron qytetarët me rezervime

  • 09/12/2021 | 10:18

Prokuroria në Prishtinë jep detaje për agjencionin ‘BCD Travel’ e cila po mashtron qytetarët me rezervime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se agjencia “BCD Travel” që dikur kishte selinë në Bregun e Diellit, në kryeqytet tani është duke funksionuar online në rrjetet sociale, ku disa persona të dyshuar në bashkëkryerje po mashtrojnë qytetarët e Kosovës, por edhe të vendeve fqinjë me aranzhmane turistike për në Turqi, Dubai, Maldive, Egjipt, si dhe përmes shitjes së biletave të fluturimeve në vendet e Europës, shkruan Gazeta Metro.


Prokuroria ka thënë se në këtë agjenci punojnë një grup i personave, që kanë mashtruar qindra qytetarë.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast, ku dyshohet se ky grup i personave ka mashtruar qindra qytetarë të cilët kanë paguar shuma të konsiderueshme të parave, kinse për sigurimin e vizave në vendet evropiane, ashtu që prokurori i shtetit është duke vazhduar me trajtimin e rastit në fjalë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera hetimore”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është thënë se Prokurori i Shtetit është duke e trajtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm këtë rast dhe personat e përfshirë në kryerjen e veprave penale do të ndiqen penalisht, andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë të dëmtuar nga ky agjencion turistik, të bashkëpunojnë me organet e rendit, pasi synimi kryesor është luftimi i suksesshëm i krimit dhe sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe mos të bien pre e mashtrimeve të tilla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë