Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka thënë se Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka bazë të mjaftueshme juridike për të kërkuar që Lista Serbe të shpallet parti jokushtetuese, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Qorolli ka thënë se serbët kosovar janë kërcënuar në mënyrë që t’iu japin votën e tyre Listës Serbe.
“Shteti i Kosoves e ka raportin zyrtar te vezhguesve nderkombetar per zgjedhjet e 6 tetorit — ku thuhet troç se serbet kosovare jane intimiduar, shantazhuar dhe kercenuar — ne menyre qe t’ia japin voten e tyre nje partie te caktuar politike [Lista Srpska]. Gjithashtu, votat e serbeve kosovare qe jetojne ne Serbi, jane siguruar permes te njejtes metode”, ka shkruar ai.
Qorolli gjithashtu ka thënë se Prokuroria e Shtetit mund të iniciojë hetim penal për sigurimin joligjor të këtyre votave dhe me rastin e helmimit të sotëm që ka ndodhur në KQZ, të kërkojë pranë gjykatës kompetente shpalljen si jokushtetuese të këtij subjekti politik.
“Kjo për shkak se Lista përveç se nuk e pranon rendin juridik te Kosovës, e shantazhon dhe e helmon Kosovën me vrerin e Millosheviqit të viteve të ‘90-a”, ka shtuar ai.
Për më tepër, Qorrolli thotë se këto vota janë sjellë në Kosovë nga Zyra ndërlidhëse e Serbisë në Prishtinë.
“Krejtësisht kundërligjshëm, sepse Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk e lejon votimin nëpër ambasadat ose konsullatat e Kosovës. Një zyrë diplomatike e huaj, si ajo serbe në Prishtinë, nuk ka tagër ligjor, të bëjë bartjen e votave në mënyrë kolektive në një jurisdiksion të huaj — kompetent për mbajtjen e zgjedhjeve”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë:
Shteti i Kosoves e ka raportin zyrtar te vezhguesve nderkombetar per zgjedhjet e 6 tetorit — ku thuhet troç se serbet kosovare jane intimiduar, shantazhuar dhe kercenuar — ne menyre qe t’ia japin voten e tyre nje partie te caktuar politike [Lista Srpska]. Gjithashtu, votat e serbeve kosovare qe jetojne ne Serbi, jane siguruar permes te njejtes metode.
Prokuroria e Shtetit ka baze te mjaftueshme juridike te inicoje hetim penal per sigurimin joligjor te ketyre votave dhe me rastin e helmimit te sotem te ndodhur ne KQZ — te kerkoje prane gjykates kompetente shpalljen si jokushtetuese te kesaj partie politike. Kjo per shkak se Lista perveç se nuk e pranon rendin juridik te Kosoves, e shantazhon dhe e helmon Kosoven me vrerin e Millosheviçit te viteve te 90’ta.
Per me teper keto vota jane sjellur ne Kosove nga Zyra nderlidhese e Serbise ne Prishtine — krejtesisht kunderligjshem, sepse Ligji per Zgjedhjet e Pergjithshme, nuk e lejon votimin neper ambasadat ose konsullatat e Kosoves. Nje zyre diplomatike e huaj, si ajo serbe ne Prishtine, nuk ka tager ligjor, te beje bartjen e votave ne menyre kolektive ne nje jurisdiksion te huaj — kompetent per mbajtjen e zgjedhjeve… /gazetametro.net