Loading…

Prokuroria konfirmon hetimet për kurdisjen e lojës së Kombëtares U-21 nga Agim Ademi

  • 26/02/2022 | 17:51

Prokuroria konfirmon hetimet për kurdisjen e lojës së Kombëtares U-21 nga Agim Ademi

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar hetimet për kurdisjen e lojës së Kosovës U-21 nga Agim Ademi dhe Naser Prapashtica, shkruan Gazeta Metro.


Një javë më parë Gazeta Metro pati publikuar lajmin se Agim Ademi dhe Naser Prapashtica kishin aranzhuar kurdisjen e lojës së Kombëtares se Kosovës U-21 në një turne në Turqi.

Dje përmes një shkrese zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka informuar Gazetën Metro se lidhur me kurdisjen e lojës janë ndërmarrë veprimet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe lënda është bart tek prokuroria themelore në Prishtinë për procedurat të mëtutjeshme të hetimit zyrtar, deri në Gjykatë bazuar në gjetjet e Gazeta Metros, dhe materialeve që i posedon kjo media online.

Ndonëse ky është një nga skandalet më të mëdha në FFK edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë nga publikimi i lajmit për aranzhimin e kurdisje së lojës së Kombëtares së Kosovës U-21 nga Agim Ademi dhe Naser Prapashtica nuk ka pasur asnjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Gazetarët tanë kanë provuar disa herë të marrin prononcime nga FFK për këtë rast por nuk ka pasur përgjigje.

Pas publikimit të lajmit disa nga personat e përmendur në shkrimin e publikuar për aranzhimin e kurdisje se lojës se kombëtares së Kosovës U-21, kanë qenë në presion të madh nga Agim Ademi, Naser Prapashtica dhe njerëzit e tyre, konfirmojnë disa burime të Metros në FFK.

Kombëtarja e Kosovës U-21 ishte pjesë e turneut 10 ditore në Antalia të Turqis në janar 2016, ku përveç Kosovës pjesëmarrës ishin edhe Bahreini, Arabia Saudite, Ukraina, Azerbajxhani dhe Shqipëria. Para fillimit të lojës së Kombëtares U-21 në zhveshtore me telefon në dorë Naser Prapashtica në kontakt me Agim Ademin kishte kërkuar nga futbollistët që te lëshojnë lojën.

Redaksia e Metro, posedon edhe materiale dhe dëshmi si incizime audio, për të cilat tashmë janë në dijeni edhe hetuesit e rastit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur me datë 22.01.2016 para lojës Kosova – Bahreni. /gazetametro.net

Ekskluzive: Si planifikoi Agim Ademi të kurdisë lojën e Kombëtares U-21 për bastore

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë