Loading…

Prokuroria jep detajet e vrasjes së dyfishtë në Gjakovë

  • 08/08/2018 | 11:07

Prokuroria jep detajet e vrasjes së dyfishtë në Gjakovë

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se dje në Brekoc të Gjakovës, një grua 40 vjeçe bashkë me vajzën e saj 9 vjeçe është vrarë me armën e tipit kallashnikov nga burri i saj Pjetër Nrecaj.


Akti kriminal e Pjetër Nrecaj është bërë rreth orës 21:00, në lagjen Bretkoc të Gjakovës, dyshohet se arma e tipit kallashnikov ka marr jetën gruas 40 vjeçare dhe vajzës së saj 9 vjeçare, shkruan gazetametro.net.

Nrecaj ishte munduar ta mshefte armën me të cilen kreu aktin kriminal, por Policia pas shumë kërkimeve ka arritur që ta gjejë atë, i dyshuari kresor është ndalur në paraburgim me urdhër të Kryeprokurorit Ali Selimaj.

Ndërsa dy trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, përcjell gazetametro.net.

Kjo është komunikata e plotë e Prokurorisë:

Prokuroria Themelore e Gjakovës deklaron se më 7 gusht 2018, i dyshuari P.N., 43 vjeçar nga fshati Bitesh i Komunës së Gjakovës, ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes pas orës 21:00 në lagjen Bretkoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, V.N., 40 vjeçe dhe vajzën e tij të mitur K.N, 9 vjeçe. I dyshuari është ndaluar me urdhër të Kryeprokurorit Ali Selimaj, i cili së bashku me njësitë e policore rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 22:00, me ç’rast është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Pas kërkimeve të shumta është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin kriminal. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë marrë nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të kryer autopsinë. I pandehuri është në ndalim dhe ndaj tij do të kërkohet të caktohet masa për sigurimin e tij në procedurë. Hetimet në vazhdim do të tregojnë se cili ka qenë motivi i vërtetë i këtij krimi makabër./gazetametro.net

Viktima që bashkë me vajzë u vra nga burri, kishte njoftuar policinë për kërcënim

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë