Loading…

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 29 vjeçarit në Deçan

  • 23/09/2018 | 16:29

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 29 vjeçarit në Deçan

Prokuroria e Pejës ka dhënë detaje rreth vrasjes së që ndodhi sot në qendër të Deçanit.

Sipas Prokurorisë, viktima është 29-vjeçari A.T.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.

“Konfirmojmë se sot rreth orës 11:00 në Deçan është privuar nga jeta A.T., trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar për obdukim. Po ashtu i dyshuari Sh.G. është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 gjersa për të njëjtin do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha Nikçi për KALLXO.com.

“Nga vendi i ngjarjes janë siguruar të gjitha provat dhe për momentin për shkak të fshehtësisë së hetimeve nuk mund të japim informata më shumë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë