Loading…

Prokuroria e mbyllur për gazetarë dhe shoqëri civile

  • 20/01/2017 | 08:02

Prokuroria e mbyllur për gazetarë dhe shoqëri civile

Po bëhen edhe dy muaj të tjerë që kur është kontaktuar Prokuroria rreth çështjes së caktuar dhe ende nuk është ofruar ndonjë përgjigje. As rreth rastit dhe as për arsyen e moskthimit të saj.


Ky është vetëm njëri ndër dhjetëra raste të tjera, të adresuara nga gazetarët brenda vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij, e që vazhdojnë të mbesin pa përgjigje.

Po për kaq raste të tjera Prokuroria ka ofruar përgjigje gjysmake, të tërthorta duke iu ikur pyetjeve konkrete, në atë formë që kanë pamundësuar trajtimin e tyre.

Për tri raste brenda vitit të kaluar gazeta ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare, mirëpo për asnjërin prej tyre nuk është mundësuar një gjë e tillë, me gjithë faktin që qasja garantohet me ligj.

Kjo situatë ka vështirësuar punën e gazetarëve. Si pasojë, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke paralajmëruar ndërmarrjen e hapave pas ankesave të gazetarëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë