Loading…

Prokuroria deklarohet për rastin në Gjilan ku një burrë u gjet i vdekur nën ashensor

  • 28/02/2024 | 16:42

Prokuroria deklarohet për rastin në Gjilan ku një burrë u gjet i vdekur nën ashensor

Prokuroria Themelore e Gjilanit, është deklaruar  rreth rastit  që ka ndodhur në Gjilan ku një person u gjet i vdekur nën ashensorin e një objekti banesor, shkruan Gazeta Metro.


Në komunikatën e lëshuar për media, nga Prokuroria është thënë se personi ishte raportuar i zhdukur më 9 janar dhe se pas raportimit dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘Rrëmbimi’.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se, viktima pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, kishte pasur me vete 86,250 franga zvicerane.

Komunikata e plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Gjilan, 28 Shkurt 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton rreth personit të raportuar më 09 Janar 2024 si person i humbur, i cili është gjetur pa shenja jete më 26 Shkurt 2024.

Në datën e lartcekur, rreth orës 22:45 minuta, nën ashensorin e një objekti banesor në Gjilan është gjetur pa shenja jete tani i ndjeri M.H. (1958), në të cilin objekt i njëjti ka banuar.

Pas raportimit si person i humbur, dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘’Rrëmbimi’’, pasi i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, më 09 Janar 2024, kishte pasur me vete 86,250 Franga zvicerane, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale dhe veprime të shumta hetimore.

Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale.

Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore.

Lidhur me veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë