Loading…

Prokurori që u dorëhiq, hartoi aktakuzë ndaj ‘kokave të mëdha’: Përfshihet Çeku, Lushtaku e ministri Berisha

  • 15/08/2018 | 14:38

Prokurori që u dorëhiq, hartoi aktakuzë ndaj ‘kokave të mëdha’: Përfshihet Çeku, Lushtaku e ministri Berisha

Sot u raportua për dorëheqjen e prokurorit Elez Blakajt pas kërcënimeve gjatë hetimit të veteranëve, por frikësimi i tij nuk lidhet vetëm me hetimin.


Siç mëson Metro, prokurori Blakaj ka hartuar një aktakuzë për mashtrime me lista të veteranëve, e ku përfshihen edhe emra si Agim Çeku, Nuredin Lushtaku e Rrustem Berisha.

Ekzistimin e kësaj aktakuze që nuk është dorëzuar asnjëherë zyrtarisht, nuk e ka konfirmuar askush nga Prokuroria Speciale. Metro ka telefonuar kryeprokurorin Reshat Millakun por ai nuk është përgjigjur. Prokurori special Sylë Hoxha ka konfirmuar se Blakaj po punonte në atë rast.

‘E di që e ka pas rastin dhe ka punuar në të, por nuk e di deri ku ka shku. Me siguri ka folur me kryeprokurorin për këtë gjë’, ka thënë Syla për Metron.

Sido që të jetë, Metro mëson se largimi i prokurorit Blakaj lidhet me kërcënime dhe frikë që lidhet me aktakuzën që do të peshonte mbi Çekun, Lushtakun e ministrin Berisha.

Ndërkohë, për këtë gjë ka raportuar edhe ‘Betimi për Drejtësi’, të cilët thonë se aktakuza është e hartuar dhe po fle në Prokurori.

Më herët edhe Kryeprokurori i Shtetit e konfirmoi ekzistimin e kërcënimeve ndaj prokurorit special Elez Blakaj. Ata thanë madje se për prokurorin ishte ofruar edhe mbrojte nga Policia.

‘Dëshirojmë të informojmë opinionin se prokurori Blakaj, përderisa ishte duke hetuar rastin e njohur në opinion si “Lista e veteranëve të UÇK-së”, kishte marrë informacione se Komisioni i Mjekëve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ishte duke u marrë me përcaktimin e statusit të invalidëve të luftës dhe se gjatë punës së këtij komisioni ka pasur kanosje, për të cilën edhe është hapur rasti si i tillë në Policinë e Kosovës’, thuhet në deklaratën për media të Kryeprokurorisë.

Ndryshe, Blakaj u dorëhiq para dy ditësh por lajmi u bë i ditur tek sot. Gjatë ditës u mësua se përveç kërcënimeve në kohën kur po hetonte për listat e veteranëve, ai kishte marrë kërcënime edhe gjatë kohës kur po ndjekte penalisht Shefqet Krasniqin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë