Loading…

Prokurori Morina flet për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

  • 08/12/2023 | 10:36

Prokurori Morina flet për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka shpalosur informacione sa i përket ngritjes së aktakuzave për krime të luftës.


Prokurori Ilir Morina, në një konferencë për media ka thënë se për masakrën e Dubravës nën hetim janë 88 të pandehur.

Siç tha Morina hetimi ka filluar qe një kohë të gjatë dhe aktualisht një i pandehur është në paraburgim.

“Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj.

Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, dhe jemi duke mbledhur provat. Në momentin që do të jemi gati do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve”, ka thënë Morina. /Telegrafi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë