Loading…

Prokurori i rastit flet rreth pistave të hetimit për sulmin tragjik në Deçan

  • 26/11/2021 | 22:39

Prokurori i rastit flet rreth pistave të hetimit për sulmin tragjik në Deçan

Prokurori i rastit për ngjarjen në Gllogjan ka thënë para mediave se janë disa pista të ndryshme të hetimit.


Ai tha se për momentin s’ka ndonjë motiv të caktuar që dyshohet se ka mundur të çoj deri në ngjarjen ku mbetën të vrarë tre persona, por se janë duke punuar në zbardhjen e autorëve të mundshëm të krimit.

“Ka pista të ndryshme të hetimit. Për momentin s’kemi motiv të caktuar dhe s’kemi informata që të ndajmë me ju”.

“Nuk mund të flasim as për numrin e personave të dyshuar por vetëm jemi duke punuar në drejtim të identifikimit të kryerësve të këtij krimi tragjik”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme dy nxënës dhe shoferi i një autobusi kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë zjarri ndërsa një nxënës tjetër është i plagosur por jashtë rrezikut për jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë