Loading…

Projektligji për liritë fetare diskriminon komunitetin bektashi (Video)

  • 18/01/2017 | 19:46

Projektligji për liritë fetare diskriminon komunitetin bektashi (Video)

Në gjithë territorin e Kosovës janë vetëm 12 jahudi, ose persona që i takojnë këtij riti fetar, mirëpo kjo s’ka qenë pengesë që ata me automatizëm të jenë pjesë e projektligjit për liritë fetarë në vend, dhe të njihen si bashkësi fetare.

Sipas shehut të Gjakovës Baba Mumin Lama e kundërta po ndodh me komitetin bektashi të cilin e përfaqëson ai.

Ai për Tribuna Channel, ka thënë se atyre u është thënë se janë pak por që kjo nuk është arsye pasi që në krahasim me  hebrenjtë ata janë shumë.

“Neve nuk na ka hije. Nuk është e mirë që besimtarët e zotit të kacafytemi ndërmjet vete me fjalë të tona. Ku do të shohin njerëzit që luten në xhami, teqe, kishë. Ne duhet të jemi pasqyrë. Me pa që vërtet duhet”, është shprehur Mumin Lama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë