Loading…

Projekti i dështuar i kinemasë së Ferizajt

  • 23/12/2019 | 21:24

Projekti i dështuar i kinemasë së Ferizajt

Objekti i kinemasë dhe qendrës rinore në Ferizaj i filluar së ndërtuari si projekt që nga viti 2015 ende nuk është funksional, komuna thotë se ky projekt është i dështuar,  shkruan Gazeta Metro

Kinemaja dhe qendra rinore në Ferizaj ka filluar si projekt në vitin 2015 e tenderuar në vlerë prej 426 mijë euro në kohën e legjislaturës së Muharrem Sfarqës, projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve,  i cili është dasht të përfundojë për 2 vite por ai nuk është funksional as pas 4 viteteve.

Drejtorja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Xhemile Murati  Shabani në debatin publik të organizaur sot nga komuna e Ferizajt në pyetjen e  Gazetës Metro se kur do të funksionalizohet objekti, ajo u përgjigj se komuna është duke bërë përpjekje që ta gjejë një zgjidhje dhe sipas saj në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve  planifikohet që vitin e ardhshëm të ndahet buxhet për funksonalizimin e këtij objekti.

“Sa i përket qendrës rinore ky projekt është filluar në vitin 2015, jemi munduar të bëjmë një zgjidhje, pasi që kontrata ka qenë e skaduar kur ne e kemi marrë mandatin, tani kemi edhe një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve por që duhet planifikuar edhe buxhetin për vitin e ardhshëm që ta përfundojmë këtë qendër”tha Murati Shabani.

E Drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit Lulzim Aliu thotë se projekti si projekt është i dështuar , objekti aktual i cili është ndërtuar sipas Aliut nuk i plotëson standardet për kinema.

“Pjesa teknike e këtij projekti i filluar në vitin 2015 është i dështuar, objekti është i pashfrytëzuar, jemi munduar ta vëmë në funksion, për me hap një kinema objekti duhet t’i plotësojë standardet, gjithashtu duhet duhet të plotësohen edhe disa kushte, na kanë pyetur pse nuk po shkoni me investitor privat si Cineplexx por ai objekt si plotëson kriteret për kinema, normalisht se ne duhet të bëjmë diçka për ta rregulluar” tha Aliu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë