Loading…

Progres në negociatat për paqe: Tanket ruse thuhet se kanë filluar tërheqjen nga Kiev

  • 29/03/2022 | 19:20

Progres në negociatat për paqe: Tanket ruse thuhet se kanë filluar tërheqjen nga Kiev

Pak më parë përfunduan negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, ku u diskutua mundësia e një armëpushimi midis palëve ndërluftuese që tashmë kanë hyrë në muajin e dytë të luftës. Rusia bëri një hap ‘mirëbesimi’ në raport me Ukrainën, duke thënë se do të fillojë një lloj tërheqje nga Kievi dhe Chernihivi, shkruan Gazeta Metro.


Pas përfundimit të takimit të dy përfaqësuesit e delegacioneve dolën në konferencë për shtyp për të treguar se për çka u bisedua.

Delegacioni rus njoftoi se ushtria ruse do t’i reduktojë aktivitetet e saj në frontin e Kievit dhe Chernihivit.

Shenjat e para se disa trupa ruse me të vërtetë po tërhiqen nga drejtimi i Kievit mund të shihen në videon në vijim.

Një numër i madh tankesh BMD me flamuj rus dhe VDV u panë sot në rrugën e tyre nga kufiri ukrainas për në Rechitsa dhe Gomel të Bjellorusisë, ku u ngarkuan në platforma hekurudhore.

Rusia po ashtu u pajtua për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Europian, për sa kohë që ata nuk tentojnë të futen edhe në NATO./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë