Loading…

Profeti që parashikoi Trump’in dhe sulmet terroriste zbulon çfarë do të ndodhë në 2017’ën

  • 19/01/2017 | 19:00

Profeti që parashikoi Trump’in dhe sulmet terroriste zbulon çfarë do të ndodhë në 2017’ën

Çdo vit, Craig Hamilton-Parker, 62 vjeç, zbulon parashikimet e tij për 365 ditët që vijnë, ndonjëherë edhe më tej. Profeti i lindur në Southampton në Anglisë thotë se tashmë ka parashikuar se çfarë do të ndodhë në botë gjatë këtij viti.


Në uebsajtin e tij, ‘psychics.co.uk” ai publikon parashikimet e tij dhe më tej zbulon se sa i saktë ka qenë.

Vitin e kaluar ai tha se do të kishte një tentativë vrasjeje ndaj Angela Merkel, Donald Trump do të fitonte zgjedhjet në SHBA, Britania do të largohet nga BE duke nxitur dorëheqjen e David Cameron nga posti i kryeministrit, terroristët që do të godisnin qendrat tregtare dhe resortet turistike, dhe një person i armatosur që do sulmojë një galeri arti.

Por këtë vit, në qoftë se parashikimet e Hamilton-Parker janë të sakta, bota mund të bëhet një vend më i rrezikshëm.

Ai ka parashikuar:

  1. -Dorëheqjen e Hillari Klinton nga politika pas publikimit të disa dokumenteve.
  2. – Danimarka dhe Italia do të jenë vendet e ardhshme që do të largohen largohet nga BE-ja.
  3. – Kaosi ekonomik në Evropë dhe Amerikë dhe trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.
  4. – Një zjarr i madh në Dhomat e Parlamentit në Angli.
  5. – Një sulm toksike ose biologjik në një shkollë në Evropë.
  6. – Një epidemi gripi në mbarë botën.
  7. – Eklipsi mbi Amerikën në gusht përkon me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.

Në faqen e tij, Hamilton-Parker shton: “Ndjej se 2017 dhe 2018 janë vitet kur gjërat e mrekullueshme shpirtërore do të zbulohen në botë teksa më në fund do të çlirohemi nga zgjedha e Epokës së materializmit.”

Më herët ai ka parashikuar mes të tjerash se persona të armatosur do të sulmojnë Parisin.

Megjithatë, disa nga parashikimet e tij nuk kanë rezultuar të sakta.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë