Loading…

Profesori universitar ka një këshillë për VV’në që të shihet si ‘subjekt serioz’

  • 02/12/2019 | 18:59

Profesori universitar ka një këshillë për VV’në që të shihet si ‘subjekt serioz’

Analisti politik dhe profesori universitar, Rrahman Paçarazi, ka thënë se VV duhet ta shfrytëzojë mirë momentin që ja kanë dhënë qytetarët e Kosovës, të shihetsi subjekt serioz e jo vetëm si fituese e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Metro.


Paçarizi ka qenë i ftuar në Info Magazine, ku ka folur rreth finalizimit të koalicionit VV-LDK.

Ai thotë se LDK duhet të marrë Ministrinë e Financave, pasi që është e dëshmuar sa i përket drejtimit të saj.

“LDK është e dëshmuar për Ministrinë e Financave, pasi që mandatet e kaluara ka bërë punë të mirë me këtë”, tha ai.

Tutje, Paçarizi ka thënë se të dy partitë tjera duhet të vendosin për partitë tjera, por se LDK ka më shumë kapacitete se VV.

“Ministritë e tjera, të dyja partitë, por sigurisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që i ka LDK ka kapicete më shumë se VV, kjo nuk ka nevojë të bëhet shumë cakrrimtare te ndarja e ministrive, për VV’në është momenti që shansin që ja kanë dhënë qytetarët e Kosovës ta përdorë mirë, dhe të shihet si subjekt serioz e jo vetëm si fituese e zgjedhjeve”, tha ai.

Kujtojmë se dy partitë në fjalë dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ato kanë afat të formojnë Qeveri deri në një muaj pas certifikimit të zgjedhjeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë