Profesori Sabit Topalla, i cili shihet duke u përleshur më një të mitur në disa pamje amatore të xhiruara nga nxënësit, ende nuk është suspenduar nga puna.
Mirëpo po i njëjti këtë të hënë nuk është parë tek vendi i tij i punës.
Drejtori i gjimnazit Aleksandër Xhuvani, Naim Salihu, përmes telefonit, tha se mësimdhënësi momentalisht nuk është duke dhënë mësim.
Por, të kundërtën e kësaj e thonë në drejtorinë e arsimit në komunën e Podujevës.
Drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Agim Blakçori, përmes një e-maili, ka thënë se shumë shpejt pritet të ndërmerren masa konkrete ndaj personave përgjegjës që kanë çuar deri te ky incident.
E nxënësit e kësaj shkolle, kanë fjalë të mira për profesorin në fjalë.
Ata thonë që profesori Sabit, është ndër profesorët më të mirë në këtë shkollë, dhe se gjithmonë ka qenë i afërt më nxënës.
Rrahja kishte ndodhur në oborrin e shkollës fillore ‘Ibrahim Rugova’ ku edhe janë pesë paralele të gjimnazit Aleksandër Xhuvani, e përgjegjës i këtyre paraleleve, është pikërisht Sabit Kopalla.
Kopalla, e kishte mohuar rrahjen me nxënësin, duke thënë se atë e kishin lajmëruar nxënësit e tjerë për një sherr në oborrin e shkollës, dhe se vetëm ka dalë ta ndalojë rrahjen.
E nxënësit kanë nisur edhe një fushatë në rrjetet sociale në përkrahje të profesorit.
Ndryshe, Sabit Kopalla, profesor i anglishtes, në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për asamble komunale të Podujevës me LDK’në.