Loading…

Profesori i UP-së nuk e kalon në provim: Kështu i hakmerret studenti

  • 06/04/2019 | 20:14

Profesori i UP-së nuk e kalon në provim: Kështu i hakmerret studenti

Profesorit të Universitetit të Prishtinës Ruzhdi Sefa, sot i është demoluar vetura personale, sipas tij, nga një student që nuk ishte i kënaqur me notën, transmeton Gazeta Metro.


Për demolimin e veturës së tij Sefa ka akuzuar njërin nga studentët e tij në një postim në Facebook.

‘Kështu kur nuk i kalon studentët në provim,, më ngushëlloj njeri‘, ka shkruar profesori.

Ai për Gazetën Blic ka thënë se përmes njoftimit të publikuar në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook” ka dashur të kuptojë reagimet e njerëzve.

‘Unë punoi në Universitet qysh se nga viti 1976-të dhe jam në tension me nis sa rastet i kam pas, po unë veç e bona atë postim me pa reagimin e njerëzve jo për ndonjë satisfaksion për veten apo për ndonjë popullaritet, vetëm me pa reagimin e njerëzve‘, ishin fjalët e profesorit Ruzhdi Sefa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë