Loading…

Produktet kosovare promovohen në Holandë

  • 16/05/2017 | 16:36

Produktet kosovare promovohen në Holandë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar pjesëmarrjen e katër kompanive kosovare  në Panairin PLMA’s 2017 “World Private Label” International Trade Show.


Panairi po mbahet në Amsterdam të Holandës për dy ditë rresht.

N.P.P. “AMO”,  “PETKOS” SHPK, “SCAMPA” N.P.T. dhe “ALM GROUP”, janë katër kompanitë kosovare që janë duke i promovuar produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.

Njëherësh këto kompani do të kenë mundësinë të shkëmbejnë eksperienca të reja dhe të arrijnë marrëveshje me kompanitë pjesëmarrëse me synim të krijimit të qasjes më të lehtë në tregjet e jashtme, përcjell gazetametro.net

Panairi PLMA’s 2017 “World Private Label” International Trade Show njihet si një ndër panairet më të rëndësishëm në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore.

Gjatë këtij viti në këtë panir po marrin pjesë mbi 2500 ekspozues nga 70 shtete duke përfshirë rreth 60 pavijone kombëtare dhe rajonale.

Produkte e ekspozuara në këtë panair janë: ushqime të freskëta, të ngrira, ushqime të thata e pije, si dhe kategoritë jo-ushqimore, duke përfshirë kozmetikë, shëndetin dhe bukurinë, familjen, kuzhinën, kopshtarinë, etj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë