Loading…

Prodhohet makina për të eksploruar Marsin (Foto)

  • 13/05/2017 | 15:02

Prodhohet makina për të eksploruar Marsin (Foto)

Një automjet për të eksploruar Marsin, është ekspozuar në Kompleksin Vizitor të Qendrës Hapsinore “Kennedy”, në Florida.

Zhvillimi i projektit të këtij automjeti ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti. Projektimi dhe prodhimi i makinës është bërë nga “Parker Brothers Concept”, një kompani që merret me dizenjimin dhe prodhimin e makinave “të çuditshme”, për filma dhe prodhime televizive.

Makina ka 6 rrota, është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini dhe punon me energji diellore. Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur, edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq.

Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij.

Nasa ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht projektin, por video dhe imazhe të mjetit kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale, në fillim të kësaj jave.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë